Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik Kumanovë Herolind Sakipi, në një takim konstruktiv me drejtorin e Agjencionit për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Ky partneritet ka potencialin të forcojë komunikimin dhe informimin e qytetarëve, duke siguruar akses më të mirë në shërbimet shëndetësore. Rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin publik, nëpërmjet fushatave dhe materialeve informuese të përgatitura në mënyrë të përshtatshme, do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të komunitetit tonë.
Bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve është një hap i rëndësishëm drejt një shërbimi më të integruar dhe efikas për të gjithë qytetarët e Kumanovës.
