Vizitë në Laboratorin për Kontrollin e Produkteve Ushqimore
Sot, patëm nderin të vizitojmë Laboratorin për Kontrollin e Produkteve Ushqimore në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore pranë Universitetit të Tetovës.
Takimi me udhëheqësin e laboratorit Prof. Dr. Ismail Ferati, ishte shumë produktiv, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Gjatë vizitës, patëm mundësinë të vizitojmë hapësirat dhe pajisjet e laboratorit.
Konstatuam se pajisjet për kontrollin e ushqimit ishin të sofistikuara dhe moderne. Prof. Ferati na informoi se laboratori është akredituar kohët e fundit sipas standardit ISO 17025:2018, një arritje e rëndësishme që tregon angazhimin për cilësi dhe profesionalizëm në këtë fushë.
