Shërbimet Epidemiologjike
1. IMUNIZIMI
- Vaksinimi sipas indikacioneve epidemiologjike bëhet në pajtim me Ligjin e Mbrojtjes së Popullatës nga Sëmundjet Infektive dhe Programin për Imunizim.
- Në Repartin e Epidemiologjisë kryhet vaksinimi kundër sëmundjeve infektive: hepatiti B, tifoja e barkut, meningjiti epidemik, gripi etj.
- Disa nga vaksinat janë të detyrueshme për kategori të caktuara personash, për shkak të natyrës së punës së tyre, për shkak të udhëtimit jashtë vendit, ndërsa disa vaksina mund të aplikohen edhe me kërkesë të pacientëve.
2. DEZINFEKTIMI, DEZINSEKTIMI DHE DERATIZIMI
Dezinfektimi parandalues, dezinsektimi dhe deratizimi janë masa të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive.
- Dezinfektimi parandalues, dezinsektimi dhe deratizimi janë të detyrueshëm në objektet shëndetësore, shkolla dhe objekte parashkollore, objektet sociale, objektet gastronomike dhe objektet publike, si dhe në mjediset e prodhimit, shpërndarjes dhe ruajtjes së ushqimit.
- Për këto masa janë përgjegjës të gjithë personat juridikë dhe fizikë që menaxhojnë objektet nën mbikëqyrjen sanitare.
- Sipas Ligjit të Mbrojtjes së Popullatës nga Sëmundjet Infektive, dezinfektimi parandalues bëhet çdo 6 muaj, kurse dezinsektimi dhe deratizimi së paku një herë në vit.
3. ISHP Qendra e Shëndetit Publik – Kumanovë është institucion i regjistruar për kryerjen e aktiviteteve të DDD-së
Reparti i veprimtarive epidemiologjike me dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim me ekipin e tij profesional – mjekë të specializuar në epidemiologji dhe teknikë të trajnuar, si dhe pajisje të sofistikuara, kryen:
- Dezinfektim parandalues, dezinsektim dhe deratizim.
- Kryen planifikim, kontroll dhe mbikëqyrje mbi kryerjen e aktiviteteve të DDD-së.
- Me kërkesë të klientit përgatit Plan dhe program për kryerjen e aktiviteteve të DDD-së sipas parimeve të standardeve ISO dhe HACCP.
- Lëshon certifikatë për shërbimin e kryer të DDD-së.
4. KËSHILLIM DHE TESTIM I BESUESHËM PËR HIV/SIDË
Në Repartin e epidemiologjisë në IShP Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë funksionon Zyrë këshillimi për HIV/SIDA, ku bëhet këshillimi dhe testimi vullnetar dhe i besueshëm për të gjithë personat që dëshirojnë të kontrollojnë gjendjen e tyre shëndetësore për HIV/SIDA. Këshillimi kryhet nga ekspertë të cilët japin këshilla para testimit dhe pas testimit.
Arsyeja e testimit është zakonisht kontakti i dyshimtë seksual, lidhje e re, përdorimi intravenoz i drogave, informacione për statusin e tij HIV, etj.
Këshillimet janë të besueshme, anonime dhe falas.
Personat që duan të këshillohen dhe të testohen për HIV/SIDA mund të marrin më shumë informacione nëpërmjet telefonit.
070 215 851 dhe 070 214 319.