Me kënaqësi të madhe, sot në ambientet e Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë, iu
dha Çmimi dhe Mirënjohja për PUNONJËSIN MË TË MIRË TË VITIT në Qendrën për Shëndet
Publik Kumanovë.
Më datë 17.12.2024, pas vendimit të mëparshëm për organizimin dhe kriteret e zgjedhjes
dhe dhënies së çmimit për punonjësin më të mirë të vitit në Qendrën për Shëndet Publik
Kumanovë, u realizua aktiviteti përmes një votimi anonim nga ana e punonjësve për
punonjësin më të mirë të vitit, për rezultate të shkëlqyera në punë, proaktivizëm dhe
inovacione, punë ekipore dhe bashkëpunim me kolegët, respektim të rreptë të orarit të
punës, ndihmë dhe lehtësim të procesit të punës, profesionalizëm dhe përgjegjësi.
Nga ana e komisionit për realizimin dhe dhënien e çmimit për punonjësin më të mirë të
vitit, u realizua votimi dhe sipas votave, punonjësit më të mirë të vitit u zgjodhën:
I. Valide Shabani
II. Sara Kiprijanovska
III. Dushko Denevski
Falë përkushtimit të tyre, emrat e tyre do të mbeten të shkruar në historinë e qendrës si një
shembull motivimi, përsosmërie dhe profesionalizmi.
