Për Qendrën

Drejtori
Herolind Sakipi Specialist në Shkenca Juridike
Mail: hsakipi@cjzkumanovo.mk
Shëndeti publik është sistem njohurish dhe aftësish për parandalimin e sëmundjeve, zgjatjen e jetës dhe promovimin e shëndetit nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të shoqërisë. IShP Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë si institucion nacional shëndetësor është vija e parë e realizimit të një qëllimi të tillë, të cilin e realizon duke siguruar një nivel të duhur të përsosmërisë në procesin e ofrimit të shërbimeve të tij, bazuar në nivelin më të lartë njohurive që disponohen dhe aplikohen në Republikën e Maqedonisë, parimet:
- Përgjegjësia për shëndetin e popullsisë dhe roli drejtues i shtetit në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullsisë.
- Gjithëpërfshirja e masave dhe aktiviteteve me fokus në popullsinë si tërësi dhe grupeve të veçanta shoqërore dhe ndaj përcaktuesit socio-ekonomikë të shëndetit dhe faktorët më të rëndësishëm të rrezikut
- Bashkëpunimi ndërsektorial, qasja multidisiplinare dhe ndërdisiplinore në promovimin e shëndetit – që arrihet duke përmirësuar vazhdimisht bashkëpunimin me institucionet shëndetësore të përfshira në fushën e shëndetit publik me pjesëmarrësit e tjerë në shëndetin publik.
4. Baza shkencore dhe gjithëpërfshirja në mbledhjen e të dhënave nëpërmjet metodave sasiore dhe cilësore – që nënkupton veprimtari shëndetësore publike bazuar në metoda dhe procedura të vërtetuara dhe të verifikuara shkencërisht, të përdorura për promovimin dhe ruajtjen e shëndetit të popullatës.
5. Partneritet me popullsinë dhe forcimi i nismave qytetare në fushën e shëndetit publik – të cilat realizohen duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit për shëndetin e vet.
6. Efikasiteti dhe efektiviteti në shëndetin publik – të cilat realizohen me arritjen e rezultateve më të mira të mundshme në raport me burimet financiare në dispozicion, pra arritjen e nivelit më të lartë të mundshëm të shëndetit me burimet më të ulëta të konsumit.

Kryeinfermiere Zebibe Deari,
Infermiere e diplomuar
Veprimtaria
Veprimtaria e Qendrës e Shëndetit Publik Kumanovë është kujdesi shëndetësor parandalues, që përfshin kryerjen e aktiviteteve mikrobiologjike, sanitare-higjienike, epidemiologjike, laboratorike dhe socio-mjekësore për zonat e komunave Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë, Nagoriçani i Vjetër, Likovë dhe Rankovcë.
Qendra është pjesë e rrjetit të shëndetit publik, i cili përbëhet nga institucionet shëndetësore publike – Qendrat e Shëndetit Publik, të cilat kryejnë veprimtarinë e shëndetit publik në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, puna profesionale e të cilave koordinohet nga IShP- Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Veprimtaria kryhet në bazë të Ligjit të Kujdesit Shëndetësor dhe Programit Nacional Vjetor për Shëndetin Publik dhe ligjeve të tjera kompetente.
Ndaj punonjësve të shëndetit publik zbatohen dispozitat e ligjit që rregullojnë mbrojtjen nga sëmundjet infektive, sigurinë ushqimore, sigurinë e shëndetit në punë, mbrojtjen e mjedisit, si dhe çështjet e tjera me interes të shëndetit publik të përcaktuara me Ligjin e Shëndetit Publik dhe ligj tjetër.