DEPARTAMENTI PËR ÇËSHTJET ADMIN.-TEKN., DHE RESURSE HUMANE
M-r. FLAMURE BERISHA
Përgjegjëse e departamentit për çështjet admin.-tekn., dhe resurse humane
- Përgatitja e rregullave të punës (procedurat e shkruara) në bashkëpunim me drejtorin dhe drejtuesit e njësive organizative;
- Përgatitja e të gjitha akteve normative të ISHP Qendra për Shëndet Publik Kumanovë me ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
- Përgatitja e materialeve për mbledhjet e Bordit Drejtues dhe organeve tjera në pajtim me Statutin;
- Hartimi i mendimeve sipas ligjeve, kontratave kolektive, akteve nënligjore dhe rregulloreve të tjera në fushën e marrëdhënieve të punës;
- Çështje lidhur me marrjen e vendimeve, zgjidhjeve, kontratave dhe marrëveshjeve të rëndësishme për punën e qendrës;
- Siguron zbatimin korrekt të akteve ligjore dhe nënligjore në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e kujdesit shëndetësor dhe marrëdhënieve të punës;
- Vepron sipas propozimeve dhe ankesave të shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore dhe personave të tjerë juridikë që kanë të bëjnë me punën e ISHP Qendra për Shëndet Publik Kumanovë;
- Përgatit raporte, informacione, analiza dhe materiale të tjera lidhur me peticionet dhe propozimet e shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore dhe personave të tjerë juridikë dhe që kanë të bëjnë me punën e qendrës;
- Përgatitja e një plani vjetor për prokurimin publik në bashkëpunim me drejtorin dhe drejtuesit e departamenteve etj.